Sony Xperia E4 Dual - Kyçja e ekranit

background image

Kyçja e ekranit

Ka disa mënyra për të kyçur ekranin. Niveli i sigurisë i secilit lloj të kyçjes përmendet më

poshtë me renditje nga më i dobëti deri te më i forti:

Rrëshqitja e shpejtë – pa mbrojtje, por mund të qaseni shpejt tek ekrani bazë

Shkyçja Bluetooth – shkyç pajisjen tuaj duke përdorur pajisjet e çiftuara Bluetooth

Shkyçja me anë të fytyrës – shkyç pajisjen kur e shikoni

Modeli – vizatoni një model të thjeshtë me gisht për të shkyçur pajisjen tuaj

Kodi PIN – futni një kod PIN numerik me të paktën 4 shifra për të shkyçur pajisjen tuaj

40

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Fjalëkalimi – futni një fjalëkalim alfanumerik për të shkyçur pajisjen tuaj

Është shumë e rëndësishme që të mbani mend modelin e shkyçjes së ekranit, kodin PIN ose

fjalëkalimin tuaj. Nëse e harroni këtë informacion, rikthimi i të dhënave të rëndësishme, të tilla

si kontaktet dhe mesazhet, mund të jetë i pamundur.

Për të ndryshuar llojin e kyçjes së ekranit

1

Nga ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Siguria > Kyçja e ekranit.

3

Ndiqni udhëzimet në pajisjen tuaj dhe përzgjidhni një lloj tjetër të kyçjes së ekranit.

Për të shkyçur ekranin duke përdorur tiparin e shkyçjes Bluetooth®

Sigurohuni se pajisja juaj dhe pajisjet e tjera Bluetooth® janë çiftuar përpara sesa të përdorni

tiparin e shkyçjes Bluetooth®. Për më shumë informacion mbi çiftimin, shihni

Për të çiftuar

pajisjen tuaj me një pajisje tjetër Bluetooth®

në faqen 106 .

1

Nga ekrani juaj fillestar, trokitni lehtë mbi , pastaj gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Siguria.

2

Trokitni lehtë mbi

Kyçja e ekranit > Shkyçja me Bluetooth.

3

Trokitni lehtë mbi

Vazhdo dhe përzgjedhni pajisjen që dëshironi të përdorni për të

shkyçur ekranin, pastaj trokitni lehtë mbi

Vazhdo.

4

Zgjidhni një opsion si kyçja rezervë për shkyçur ekranin kur nuk janë lidhur pajisje

Bluetooth®.

5

Në pajisje të tjera Bluetooth®, gjeni dhe trokitni lehtë mbi emrin e pajisjes tuaj nën

Cilësimet > Bluetooth > Pajisjet e çiftuara. Kur U lidh shfaqet në pajisjet

Bluetooth®, shtypni tastin e energjisë në pajisjen tuaj menjëherë.

Nëse pajisja juaj është e shkëputur nga pajisjet e tjera Bluetooth®, duhet të shkyçni ekranin

duke përdorur një PIN ose një Model.

Për të konfiguruar tiparin e shkyçjes nëpërmjet fytyrës

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi >

Cilësimet > Siguria > Kyçja e ekranit.

2

Trokitni lehtë mbi

Shkyçja nëpërmjet fytyrës, pastaj ndiqni udhëzimet në pajisjen

tuaj për të fotografuar fytyrën tuaj.

3

Pasi fytyra juaj të jetë fotografuar me sukses, trokitni lehtë mbi

Vazhdo.

4

Përzgjidhni një metodë rezervë për shkyçjen dhe ndiqni udhëzimet në pajisje për

të përfunduar konfigurimin.

Për rezultatet më të mira, fotografoni fytyrën tuaj në një mjedis të brendshëm që është i

ndriçuar mirë, por jo shumë i shndritshëm, dhe mbajeni pajisjen në nivelin e syve.

Për të shkyçur ekranin duke përdorur tiparin e shkyçjes nëpërmjet fytyrës

1

Aktivizojeni ekranin.

2

Vështroni pajisjen tuaj nga i njëjti kënd që përdorët për të fotografuar foton e

shkyçjes nëpërmjet fytyrës.

Nëse tipari i shkyçjes nëpërmjet fytyrës nuk arrin ta njohë fytyrën tuaj, duhet të përdorni

metodën rezervë të shkyçjes për të shkyçur ekranin.

Për të krijuar një model të kyçjes së ekranit

1

Nga ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Siguria > Kyçja e ekranit > Modeli.

3

Ndiqni udhëzimet në pajisjen tuaj.

Nëse modeli juaj i kyçjes refuzohet pesë herë me radhë kur përpiqeni të shkyçni pajisjen tuaj,

duhet të pritni 30 sekonda dhe pastaj provojeni përsëri.

Për të ndryshuar modelin e kyçjes së ekranit

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Siguria > Kyçja e ekranit.

3

Vizatoni modelin tuaj për shkyçjen e ekranit.

4

Trokitni lehtë mbi

Modeli dhe ndiqni udhëzimet në pajisjen tuaj.

41

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të krijuar një PIN të kyçjes së ekranit

1

Nga ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Siguria > Kyçja e ekranit > PIN.

3

Futni një PIN numerik.

4

Nëse është e nevojshme, trokitni lehtë mbi për të minimizuar tastierën.

5

Trokitni lehtë mbi

Vazhdo.

6

Rifutni dhe konfirmoni kodin tuaj PIN.

7

Nëse është e nevojshme, trokitni lehtë mbi për të minimizuar tastierën.

8

Trokitni lehtë mbi

OK.

Për të krijuar një fjalëkalim të kyçjes së ekranit

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi >

Cilësimet > Siguria > Kyçja e ekranit >

Fjalëkalimi.

2

Futni një fjalëkalim.

3

Nëse është e nevojshme, trokitni lehtë mbi për të minimizuar tastierën.

4

Takoni

Vazhdo.

5

Rifutni dhe konfirmoni fjalëkalimin tuaj.

6

Nëse është e nevojshme, trokitni lehtë mbi për të minimizuar tastierën.

7

Takoni

OK.

Për të parë njoftimet nga ekrani i kyçjes

1

Nga ekrani i kyçjes, tërhiqni shiritin e gjendjes për poshtë.

2

Trokitni lehtë mbi njoftimin që dëshironi të shihni.

Mund të shihni vetëm njoftimet nga ekrani i kyçjes kur e kyçni ekranin tuaj me modelin

Rrëshqit shpejt.