Sony Xperia E4 Dual - Përdorimi i kartave të shumëfishta SIM

background image

Përdorimi i kartave të shumëfishta SIM

Pajisja juaj funksionon me një ose dy karta SIM të futura. Merrni komunikime që vijnë në

të dyja kartat SIM dhe ju mund të përzgjidhni nga cili numër dëshironi të vendosni

komunikimin që dërgoni. Përpara sesa të përdorni të dyja kartat SIM, keni nevojë të

aktivizoni kartat SIM në menynë e cilësimeve të pajisjes tuaj. Nëse të dyja kartat SIM janë

të kyçura me një kod PIN kur ndizni pajisjen tuaj, mund të zgjidni shkyçni dhe të përdorni

vetëm një kartë SIM. Me fjalë të tjera, mund të anashkaloni një kartë SIM të kyçur.
Gjithashtu mund të përcillni telefonatat që vijnë në një kartë SIM 1 tek karta SIM 2 kur

karta SIM 1 nuk është e përdorshme dhe anasjelltas. Ky funksion quhet përdorueshmëria

e dyfishtë SIM. Duhet t'a aktivizoni atë me dorë. Shihni

Përcjellja e telefonatave

faqen 52 .

Për të aktivizuar ose çaktivizuar përdorimin e dy kartave SIM

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Cilësimet për SIM dysh.

3

Shënoni ose hiqni shënimin nga kutitë e shënimit SIM1 dhe SIM2.

Për të riemërtuar një kartë SIM

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Cilësimet për SIM dysh.

3

Përzgjidhni një kartë SIM dhe futni një emër të ri për të.

4

Trokitni lehtë mbi

OK.

Për të anashkalur një kartë të SIM të kyçur kur të dyja kartat SIM janë të kyçura

1

Aktivizoni pajisjen tuaj dhe përzgjidhni kartën SIM që dëshironi të shkyçni.

2

Futni kodin përkatës PIN dhe trokitni lehtë mbi

. Karta SIM e përzgjedhur bëhet

e shkyçur.

3

Kur ju kërkohet të futni PIN tuaj për kartën SIM të dytë, trokitni lehtë mbi

Kapërce.

Shfaqet ekrani fillestar dhe tani mund të filloni të përdorni pajisjen me një kartë SIM

të aktivizuar.

Për të aktivizuar një kartë SIM të kyçur

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Cilësimet për SIM dysh.

3

Përzgjidhni kartën SIM që është e shkyçur.

4

Futni kodin përkatës PIN.

Gjithashtu mund të aktivizoni një kartë SIM të kyçur nga paneli i Njoftimeve.