Sony Xperia E4 Dual - Ngarkimi i pajisjes tuaj

background image

Ngarkimi i pajisjes tuaj

Pajisja juaj ka një bateri të përfshirë, të ringarkueshme që duhet të zëvendësohet vetëm

nga Sony ose nga një qendër e autorizuar e riparimeve Sony. Nuk duhet të përpiqeni

kurrë të hapni ose të çmontoni këtë pajisje vetë. Hapja e pajisjes mund të shkaktojë dëm

dhe do të anullojë garancinë tuaj.
Bateria është pjesërisht e ngarkuar kur e blini pajisjen. Mund të vazhdoni përdorimin e

pajisjes gjatë ngarkimit. Lexoni më shumë për baterinë dhe sesi të përmirësonin

rendimentin në

Bateria dhe menaxhimi i energjisë

në faqen 120 .

Për të ngarkuar pajisjen tuaj

1

Futni ngarkuesin në një prizë elektrike.

2

Futni njërin skaj të kabllos USB te ngarkuesi (ose në portën USB të një kompjuteri).

3

Futeni skajin tjetër të kabllos në portën micro USB në pajisjen tuaj, me simbolin

USB të drejtuar lart. Drita e njoftimit ndriçon kur fillon ngarkimi.

4

Kur pajisja të ngarkohet plotësisht, shkëputeni kabllon nga pajisja juaj duke e

tërhequr drejt jashtë. Sigurohuni që lidhësi të mos përkulet.

Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të kalojnë disa minuta deri sa të ndriçojë drita

e njoftimit dhe të shfaqet ikona e ngarkimit .

Gjendja e dritës së njoftimit të baterisë

Jeshile

Niveli i ngarkimit të baterisë është më i lartë se 90%

E kuqe e ndezur

Bateria është duke u ngarkuar dhe niveli i ngarkimit të baterisë është më i ulët se 15%

Portokalli

Bateria është duke u ngarkuar dhe niveli i ngarkimit të baterisë është më i ulët se 90%

11

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.