Gjetja e numrit të identifikimit të pajisjes tuaj
Pajisja juaj ka një numër unik ID (identifikimi). Në pajisjen tuaj, ky numër quhet IMEI
(Identiteti Ndërkombëtar i Pajisjes Celulare). Duhet ta ruani një kopje të këtij numri. Mund
ta kërkoni atë, për shembull, kur qaseni në shërbimin e mbështetjes Xperia™ Care dhe ju
duhet të regjistroni pajisjen tuaj. Gjithashtu, nëse ju vidhet pajisja, disa ofrues të rrjeteve
mund ta përdorin këtë numër për të ndaluar qasjen e pajisjes në rrjet në shtetin tuaj.
Për pajisjet me dy karta SIM, ka dy numra IMEI, një për secilën fole të kartës SIM.
Për të parë numrin tuaj IMEI
•
Hiqni mbulesën për të parë numrin tuaj IMEI.
•
Hapni formuesin e numrit të telefonit në pajisjen tuaj dhe futni
*#06#
.
Për të parë numrin tuaj IMEI në pajisje
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Rreth telefonit > Gjendja.
3
Përzgjidhni kartën SIM, pastaj lëvizni drejt
IMEI për të parë numrin IMEI.